Golden State Warriors' Stephen Curry (30) celebrates his three point basket against the Charlotte Hornets in the first quarter at Oracle Arena in Oakland, Calif. on Wednesday, Feb. 1, 2017. (Nhat V. Meyer/Bay Area News Group)

Stephen Curry në formë s’ka problem Golden State. Nënkampionët shënuan fitoren e katërt rresht duke e mposhtur me rezultat të thellë  126:111, Charlotte Hornets, ku Carry ishte protagonist kryesor me 39 pikë, 8 asistime dhe 5 kërcime duke drejtuar kështu skuadrën e tij drejtë fitores së 42 sezonale.  Klay Thompson e ndihmoi me 29 pikë dhe 8 asistime.

Chicago Bulls shënoi fitore pak sa befasuese në Chesapeake Energy Arena, ndaj  Oklahoma City Thunder me rezultat 128:100. Ishte një ndeshje që kishte vetëm një drejtim ajo e zhvilluar në Oklahoma. Rusell Westbrook edhe pse ishte baksetbollisti më i mirë mbi parket nuk mundi të evitonte humbjen e City Thunder, ndërkohë, Jimmy Butler në krahun tjetër me 28 pikët e tij udhëhoqi Chicagon drejt një fitoreje shumë të rëndësishme.

Boston shënoi fitoren e pestë me radhë  pasi ishte më i mirë se Toronto Raptors  109:104. I zakonshmi  Isaiah Thomas ishte ylli i skuadrës më të titulluar në basketbollin amerikan duke shënuar jo më pak se 44 pikë, 7 asistime dhe 4 kërcime.

Skuadra e momentit në NBA është padiskutim Miami Heat që falë fitores së lehtë me rezultatt 116:93 ndaj një ekipi të fortë si Atlanta Hawks e coi në 9 numërin e sukseseve rradhazi duke vijuar marshin triumfues. Si gjithmonë më i miri mbi parket për skuadrën e trajnerit Eric Spoelstra ishte slloveni Goran Dragic me 27 pikë, 5 asistime dhe 5 kërcime. 9 fitore që gjithsesi e mbajnë ende Miamin larg zonës play-off por tashmë ekipi nga Florida ka më shumë shanse për ta mbyllur sezonin e rregullt në 8-shen e parë të renditjes në konferencën e Lindjes.

 

Artikulli paraprakJuventus më i fortë se Conte dhe Chelsea!
Artikulli tjetërCaceres sonte te Milan, befasohen të gjithë