Milan e ka fituar pa asnjë problem përballjen e sontme ndaj Chievos, të cilen e mposhti me rezultat 3:1, në një ballafaqim të cilin e dominoi sidomos në pjesën e dytë.

Fillimisht Bacca e kaloi në epërsi Milanit, por edhe humbi një penallti në finisht të 45 minutave të para, për të vulosur rezultatin e pjesës së parë 1:1 De Guzman nga penalltia.

Në pjesën e dytë Bacca shënoi sërish për 2:1, kurse rezultatin përfundimtar, Milan – Chievo 3:1 e vulosi Lapadula nga penalltia.

Pas kësaj fitoreje, Milan është në pozitën e pestë me 50 pikë.

Artikulli paraprakBarcelona me “manita” ndaj Celta Vigos! Messi sërish me dygolësh…
Artikulli tjetërAtleti shqiptar shpallet kampion evrope midis Beogradi