Kompania Suning nuk ka ndërmend t’i ndal investimet e mëdha te Inter.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, kompania kineze që ka marrë pronësinë e klubit italianka ndarë një fond prej 150 milionë eurosh për transferime gjatë muajve të verës me synimin për të siguruar shërbimin e futbollistëve shumë cilësorë për të rritur edhe më shumë nivelin e skuadrës.

Prioriteti i Interit është përforcimi i mbrojtjes dhe emri që po përmendet më shumë është ai i De Vrij nga Lazio që mund të merret për më pak se 40 milionë euro, shifër që pretendohet nga PSG, Roma, Napoli e Benfica për Marquinhos, Manolas, Koulibaly dhe Felipen.

Në mesfushë mendohet për Muriel e Schick dhe tashmë i duhet të bëjnë llogaritë me Sampdorian sidomos për Muriel. Por jo vetëm kaq, Inter po monitoron me vëmendje situatën e Alexis Sanchez që kërkohet edhe nga Juventus, ndërkohë që Griezmann është ëndrra e madhe e zikaltërve, me francezin që ka një klauzolë prej 100 milionë eurosh për zgjidhjen e kontratës me Atletico Madrid.

Drejtuesit e Interit nuk kanë lënë jashtë vëmendjes së tyre as futbollistët italianë duke i hedhur sytë nga Bernardeschi e Berardi.

Artikulli paraprakFA Cup: Man. United totalisht jashtë sistemit, Chelsea kalon në gjysmëfinale falë golit të Kante
Artikulli tjetërZyrtare: Inter-Milan në shtëpinë Suning