Po kalon formë shumë të mirë te Besiktas, dhe është normale që kërkohet nga shumë klube.

Sulmuesi turk, Cenk Tosun, sipas “Evening Chronicle”, është duke u kërkuar nga Borussia Dortmund dhe Newcastle United, që duan ta kenë afër 26-vjeçarit i cili është pjesë e kampionit aktual të Turiqisë që nga viti 2014, shkruan Korneri.net.

Forma e tij, golat gati në çdo ndeshje të rëndësishme, ka bërë që këto klube të jenë të interesuara për të edhe pse mjaftë vështirë do të jetë ta largojnë apo bindin që të largohet nga Besiktas, sepse po ndihet shumë mirë në shtëpi dhe gjithmonë është në klubin ku mund të shpallet kampion shtetëror dhe të luaj në garat evropiane, diçka që nuk e ka për shembull te Newcastle. /Korneri.net

Artikulli paraprakVizita e papritur i Simeones te Fiorentina
Artikulli tjetërShikoni kush është rikthyer në stërvitje (Video)