Pas përfundimit të kontratës me Manchester United, Zlatan Ibrahimovic ende nuk e ka vendosur të ardhmen e tij.
“Bomberi” suedez pëlqen një rikthim në Itali dhe e vetmja skuadër që ndodhet në zemrën e tij është Milani që tashmë ka një projekt akoma edhe më ambicioz për të ardhmen.
Sipas të përditshmes italiane “Tuttosport”, Milano Raiola ka hyrë në negociata me kuqezinjtë të cilët kohët e fundit janë në kërkim të një qendërsulmuesi.
Drejtues të Milanit kanë ndryshuar drejtim, pasi kohët e fundit po kërkonin për të nënshkruar me Aubameyang dhe Belottin me të cilët tashmë misioni është i pamundur.
Gjithashtu klubi i Angeles Galaxy është një kandidat serioze për të nënshkruar me Ibrahimovicin që ende nuk e ka vendosur nëse dëshiron të qëndrojë në Europë apo të provojë një aventurë të re drejt Amerikës.
Kujtojmë që 36-vjeçari sezonin e fundit me Manchester United shënoi 17 gola në 28 ndeshje.