Sulmuesi i përfaqësueses kosovare Bernard Berisha ka rinovuar me skuadrën e Akhamt Gronzy deri në vitin 2025.

Lajmin në fjalë e ka bërë publik vetë 30-vjeçari në një postim në rrjetet sociale ku falenderon të gjithë mbështetësit.

“Tani është zyrtare dhe jam shumë i lumtur të njoftoj se do të qëndroj tek klubi Akhmat Grozny deri në vitin 2025. Dua të falënderoj të gjithë fansat dhe të gjithë Republikën Çeçene që na kanë mbështetur gjithmonë. Mikpritja në këtë vend është e madhe , të cilën unë dhe familja ime e vlerësojmë shumë. Inshallah dhe një tjetër bashkëpunim i shkëlqyer me Akhamtin.”-shkruan Berisha.

Artikulli paraprakBernardo Silva bleu një shtëpi në Barcelonë
Artikulli tjetërSanchez largohet përfundimisht nga Inter