Do të jetë një ditë speciale për të.
Sulmuesi shqiptar Artur Magani, sot feston ditëlindjen e 26, pikërisht në ditën kur skuadra e tij Ballkani e luan ndeshjen kampionale ndaj Llapit, shkruan Korneri.net
Do të ishte dhurata më e madhe dhe më e mirë për të në rast se sot luan dhe shënon gol, në mënyrë që t’i ndihmojë skuadrës së tij që të fitojë dhe të vazhdojë rrugën drejtë titullit të kampionit
Redaksia jonë i uron shëndet, fat dhe suksese Maganit në vazhdim të karrierës dhe jetës së tij. /Korneri.net