Momente terrori dhe frike për klubin e njohur evropian.

Futbollistët dhe stafi i klubit portugez Benfica, kanë kaluar mbrëmjen e kaluar ankth, frikë dhe tmerr pas ndeshjes me Tondela, që u mbyll me rezultatin e barabartë 0-0, përcjell Korneri.net

Pas përfundimit të takimit derisa skuadra e Benficas po kthehej në shtëpi nga ky udhëtim, diçka e pa pritur iu ka ndodhur lojtarëve. Disa tifozë e kanë ndaluar autobusin e skuadrës dhe e kanë goditur atë me gurë.

Pas shumë gjuajtjeve me gurë, janë thyer xhamat e autobusit, dhe si pasojë u lëndun edhe dy futbollistë. Bëhet fjalë për gjermanin Julian Ëeigl dhe Andrija Zivkovic. Këta dy lojtarë, kanë pësuar lëndime nga gjuajtjet me gurë, për tu transportuar menjëherë në spital. /Korneri.net

Artikulli paraprakPo vazhdon edhe Superliga, Llapi-Dukagjini të parët në fushë
Artikulli tjetër600 fanella të veçanta u falen spitaleve në Milano