Portieri i kombëtares angleze dhe West Ham, Joe Hart është përballur me një situatë të pazakontë pas përfundimit të seancës stërvitore të ditës së premte: 3 hajdutë e kanë sulmuar duke i rrëmbyer disa sende personale që portieri kishte me vete.

Sipas një dëshmitari në vendngjarje, të cilit i është referuar edhe media britanike, konfirmohet se ishin 3 hajdutë në dy motorë, që i kanë marrë telefonin celular, orën e dorës si edhe portofolin. Një episod shumë i shëmtuar ky për portierin e West Ham, pa asnjë pasojë fizike, por që e ka lënë të shokuar futbollistin.

Sipas një miku të ngushtë të Hart, ngjarja ka ndodhur shumë pranë një pike karburanti, në dalje të kompleksit stërvitor të West Ham dhe portieri nuk ka bërë asnjë rezistencë, i shtrënguar nga rrethanat dhe dinamika e ngjarjes.

/ Top Channel

Artikulli paraprak“Mbreti i asistimeve”: De Bruyne është larg më i miri këtë edicion…..
Artikulli tjetërBerisha shënon, por Melbourne Victory nuk fiton (Video)