Skuadra e vogël  Lincoln e cila është në pozitën e parë në ligën e katërt angleze, ka kaluar në rrethin e pestë të FA Cup, pasi arriti të mposhti liderin e Championship Brighton me rezultat 3:1, edhe pse mysafirët kishin epërsinë prej 0:1 nga pjesa e parë.

Lincoln e ka përsëritur këtë sukses apo më saktë kaloi në rrethin e pestë të kësaj gare pas plot 130 vjetësh, pasi herën e fundit këtë e arritën në vitin e largët 1887.

Kur kaluan në këtë fazë garash atëbotë, Lincoln ishte eliminuar nga Glasgow Rangers. Golat pwr Lincoln i shënuan, Alan Power nga penalltia, pastaj autogoli i Fikayo Tomori dhe Theo Robinson.

Artikulli paraprakOcampos dështoi, kërkohet anëtari i Chelsea
Artikulli tjetërE thotë ish-mbrojtësi i United: Mourinho është duke projektuar transferimin e këtyre dy yjeve nga La Liga