Suedia me të njëjtin çmim dhe rezultat ia ktheu borxhin Francës për disfatën e para pak muajve në Stade de France me rezultat 2:1, dhe njëjtë fituan të verdhët në shtëpi përballë favoritit të madh.
Kur Oivier Giroud shënoi i pari u mendua se Franca pa asnjë problem do të fitoj edhe në udhëtim, por pikërisht nga ky moment nisën problemet e francezëve pasi vendasit luajtën për mrekulli, me agresivitet dhe dëshirë të madhe për fitore.
Pak para pushimit Jimmy Durmaz e barazoi rezultatin, ndërsa fitoren Suedisë ia mundësoi lojtari më përvojë Ola Toivonen saktësisht në minutën e 90.

Pas kësaj fitore Suedia prinë në grupin A me 13 sa i ka edhe Franca, por ka shënuar një gol më shumë se “trekolorët”. /Korneri.net

Artikulli paraprakLiridon Kukaj nuk është më pjesë e FC Prishtinës
Artikulli tjetërShkëlqejnë shqiptarët feston Zvicra