Barcelona nuk e pati aspak të lehtë ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Copa del Rey përballë Atl.Madrid që me pak fat ka mundur të çonte ndeshjen në vazhdime.

Humbja e madrilienëve në shtëpi prej 1:2, nuk ndikoi aspak për ndeshjen e dytë në Camp Nou, pasi barazaoi 1:1, duke shtuar se Kevin Gameiro që e shënoi golin e barazimit, i njëjti e kishte huq penalltinë tre minuta më herët, kurse Luis Suarez që e kaloi Barcelonën në epërsi, në minutën e 90-të, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë andaj do të mungoj në finalen e madhe.

 

 

 

Artikulli paraprakBayern dhe Gladbach në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë
Artikulli tjetërGabimin fatal të portierit Areola e ktheu në gëzim Lucas Moura