Një penallti e dhënë për Romën në derbi ndaj Lazios, është bërë temë kryesore në Itali dhe jo vetëm.
Mesfushori holandez Kevin Strootman si një aktor i vërtetë u rrëzua në tokë pa e prek askush, dhe gjyqtari shumë i mirë deri në këtë duel Daniele Orsato, tregoi në rrethin e bardhë prej nga Daniele De Rossi shënoi për barazimin momental 1:1, shkruan Korneri.net

Por, në Itali ka kohë që lojtarët dënohen pas provave televizive. Më herët në vitin 2005 ishte dënuar Ivica Iliev në ndeshjen Messina-Ascoli 1:1, dhe ishte dënuar për tri ndeshje. Pastaj të njëjtën e kishin bërë edhe Adriano në duein Inter-Roma në vitin 2007, Marcelo Zalayeta në vitin 2008 në ndeshjen Napoli-Juventus dhe në fund Milos Krasic në ndeshje Bologna-Juventus në vitin 2011.

Strootman pritet qw nw tri ndeshjet e ardhshme tw mos luajw fare pasi njw dwnim tw tillw e ka merituar. /Korneri.net

Artikulli paraprak48 orë paraburgim per Liridon Lecin arrest!!!!
Artikulli tjetërMjaftoi një gol i Callejon, Napoli fitoi te Inter