Steven Gerrard nuk e ka fshehur mundësinë e kthimit të tij në Liverpool në stafin teknik të gjermani Jurgen Klopp. “Klopp është një trajner dhe ka ekipin e tij në të cilin ai është shumë i lumtur. Unë sigurisht që kamë një lidhje të fortë me Liverpool dhe Liverpool është dhe do të jetë gjithmonë në zemrën time, por nuk ka asgjë për të komentuar tani. Nuk kam marr asnjë vendim pët të ardhmen time për të punuar me Klopp , edhe pse shumë shpesh kemi biseduar rreth kësaj mundësie,  por nuk ka mundësi punësimi në këtë moment “, tha lojtari i LA Galaxy.

 

Artikulli paraprakBasketboll në Alpet zvicërane, nikoqir ylli i NBA
Artikulli tjetërDe Biasi: Kosova meritoi më shumë kundër Finlandës