Pas bisedimeve të gjata, konfirmimeve edhe hedhjesh poshtë të tyre, tashmë është bërë zyrtare dhe Gerard Deulofeu, është futbollisti më i ri i Milanit.

Klubi kuqezi komunikoi afrimin e sulmuesit të talentuar spanjoll, ndërsa 22-vjeçari përkrah administratorit të deleguar Adriano Galliani pozoi me fanellën e tij të re. Deulofeu është transferuar te Milani në formë huazimi nga Evertoni deri në përfundim të këtij sezoni.

Pas zyrtarizimit, lojtari ka marrë pjesë në stërvitjen e pasdites me Milanin, duke u vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Montella, i cili shpreson ta ketë të gatshëm lojtarin që në ndeshjen e së mërkurës në Kupën e Italisë ndaj Juvevtusit.

Deulofeu ishte përforcimi që kërkonte trajneri Montella për sulmin. Te kuqezinjtë ai do të ritakohet me Suson dhe Bacca-n. Me të parin ka luajtur te përfaqësuesja U-21 e Spanjës, ndërsa me sulmuesin kolumbian kanë qenë bashkë te Sevilla.

Deulofeu te Milani do të mbajë veshur fanelën me numër 7./TCH/.

Artikulli paraprakKa luajtur vetëm 3 minuta në 6 muaj, por Milan blindon lojtarin
Artikulli tjetërWarriors dhe Cleveland humbën, James dhe Westbrook regjistruan triple-double