Disa ditë më parë, Sport.es shkruajti se Barcelona mund të nis transferimin e lojtarëve të rinj këtë dimër.

Dy emra u theksuan veçanërisht, ish -lojtari i Dinamo Zagrebiy, Dani Olmo dhe ylli i Manchester City, Raheem Sterling. Në gusht, Barcelona u përpoq të sillte edhe Sterling, por City refuzoi ofertën, përcjell Korneri.net

Sport.es pretendon se lojtari i kombëtares angleze dëshiron të vijë në Barcelonë. “Kontaktet mes Barcelonës dhe Sterling kanë vazhduar për javë të tëra. Futbollisti dëshiron të largohet nga City dhe atij i pëlqen ideja për të qenë udhëheqësi i ri i sulmit të Barcelonës,” shkroi Sport për sulmuesin 26-vjeçar i cili është në sfond me trajnerin Pep Guardiola këtë sezon.

Mirror sjell lajmin se negociatat kanë shkuar një hap më tej. Raportohet se Barcelona kontaktoi Sterling për ta sjellë atë në huazim që në janar, dhe lojtari anglez ra dakord me kushtet e ofruara. Duke hequr qafe pagat e Messit dhe Griezmann, të cilët së bashku fituan rreth një milion euro në javë, Blaugrana është në gjendje, sipas The Mirror, t’i ofrojë City -t të mbulojë të paktën një pjesë të pagës së Sterling. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here