I lumtur, por edhe i prekur për statujën e tij në afërsi të stadiumit Etihad.

Man City zbulon statujën e Sergio Agueros për të shënuar 10 vjetorin  nga goli i tij i famshëm për titullin kampion  në Premier League kundër QPR në 2012… me sulmuesin argjentinas që e përshkruan atë si ‘shumë prekëse’ ndërsa falënderon klubin, përcjell Korneri.net

City postoi një video në Twitter duke treguar statujën, e cila përshkruan pozën e Agueros pasi shënoi golin më historik të klubit të të gjitha kohërave në fitoren 3-2 ndaj Queens Park Rangers. “Sinqerisht, është një gjë shumë e bukur për mua, të shoh veten 10 vjet më parë është shumë prekëse”, tha Aguero.

“Në ato 10 vite unë kam qenë në gjendje të fitoj shumë trofe dhe kam qenë në gjendje të ndihmoj klubin të bëhet një nga më të rëndësishmit në botë. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here