Dikur ishte pjesë e skuadrës së Llapit, të cilën sot e mposhti në kryeqytet. Rron Statovci me Flamurtarin, arriti të mposht 2-1 ish skuadrën e tij dhe për këtë ndihet jashtëzakonisht i lumtur ngase çdo pikë për Flamurtarin në këtë moment është e mirëseardhur. Ai pohoi se skuadra e tij edhe në javët a para të stinorit pranverorë ka merituar pikë, por fati nuk ishte në anën e tyre, shkruan korneri.net

“Tre pikë shumë të mëdha për ne ndaj një kundërshtari të vështirë. Jam i lumtur që arritëm pikët e para në pranverë, pasi kemi zhvilluar paraqitje të mira sidomos në ndeshjen ndaj Gjilanit, por fati na ktheu shpinën. Sot tregum se jemi skuadër e fortë dhe mund ta mposhtim çdo kundërshtar, pavarësisht fuqisë së tyre. Ishte një ndeshje jashtëzakonisht e vështirë, teksa fusha e bëri akoma më të vështirë rrjedhën e saj pasi ishte paksa e rënduar. Shpresojë që ky të jetë fillim i ri për Flamurtarit, pasi tani jemi futur në zonën e barazhit ku shpresojë që tash e tutje nga java në javë të përparojmë në tabelë”, tha Statovci.

Artikulli paraprakHamburg e bën dramë, Leverkusen e Schalke ‘nuk falin’
Artikulli tjetërDybala hero i madh i Juventusit