Kampioni i Kosovës në dy edicionet e fundit, Feronikeli kundërshtarin më të vështirë tradicionalisht e ka patur Drenicën. Prej se është inkuadruar në Superligë në vitin 2012, me asnjë skuadër tjetër nuk ka humbur më shumë ndeshje se nga Drenica. Nga 15 duele të zhvilluara, 7 herë kanë fituar kuq e zinjtë.

Vlenë të theksohet që disfata 3-1 është më e thella që ka pësuar Feronikeli në këtë edicion dhe e para në stadiumin Rexhep Rexhepi pas më tepër se 6 muajsh.

Nga ana tjetër, Drenica është duke kaluar momentet më të mira sivjet. Përveç fitimit të pikëve maksimale në dy ndeshjet e fundit në Superligë, ka gjasa të depërtoi edhe në finale të Digitalb Kupës së Kosovës. Barazimi me gola kundër Llapit do t’ia siguronte finalen e dytë në histori të klubit.

Mund të tinglloj befasi por është e vertetë. Në vitin 2017, Ferizaj ka pranuar më së paku gola në Superligë, vetëm 2. Megjithatë në të njejtën periudhë është skuadra me sulmin me të dobët, duke shënuar vetëm 2 gola. Edhe Hajvalia me juniorë ka shënuar më tepër gola se Ferizaj.

Sulmuesi e Trepçës ‘89 Otto John, është në kërkim të disa rekordeve në Superligë. Nuk ka ndodhur asnjëherë që brenda një stinori një futbollist t’i shënoj të gjitha ekipeve tjera. Akutalisht John i ka shënuar të paktën 1 herë, 9 skuadrave, vetëm ndaj Llapit dhe Dritës ende nuk ka realizuar. Në total ai ka realizuar 20 gola.

Artikulli paraprakBarcelona nuk i ndahet Realit
Artikulli tjetërBunjaki e këshillon yllin kosovar: Fokusohu në Bundesligë dhe më pas do të ftohesh nga Kosova….