Endrit Krasniqi është duke kaluar momentet më të mira në karrierë. Dy  javë më parë realizoi golin e parë më Prishtinën, ndaj Feronikelit në Superkupë. Debutoi me gol edhe në Superligë, madje ndaj Lirisë shënoi dy gola që në futbollin tonë nuk i shohim shpeshë. 21-vjeçari tregon se ka të ardhme të ndritur.

Për herë të parë pas pesë vitesh, Liria nuk arrinë të marrë asnjë pikë në dy javët e para të stinorit. Së fundi kjo i kishte ndodhur në vitin 2011, kur u mposht nga Drita dhe Vëllaznimi në dy ndeshjet e para.

Drenica është “mace e zezë” për Hajvalinë. Edicionin e kaluar, Hajvalia kishte vetëm një humbje në shtëpi dhe atë ia shkaktoi Drenica. Në 16 ndeshjet tjera në Kizhnicë nuk kishte pësuar asnjë disfatë. Edhe këtë edicion, në ndeshjen e parë në shtëpi mposhtet nga Drenica.

Kampioni aktual Feronikeli ka humbur 2 ndeshjet e para në sezonin e ri. Nuk ka ndodhur që 7 vjet që kamponi në fuqi të nis stinorin më dy humbje. Për herë të fundit Prishtina në vitin 2009 ishte mposhtur nga Trepça dhe Liria.

Pas fitores 2-0 ndaj Ferizajit, Besa ka regjistruar ndeshjen e 20-të rresht, pa humbje në Shahin Haxhiislami, me 17 fitore dhe 3 barazime. Humbjen e fundit ia ka shkaktuar Kosova e Vushtrrisë në Maj të vitit 2015. Milot Rashica pati realizuar het trick ne atë sfidë.

Artikulli paraprakBefasohet Roma në spektaklin e madh në Sant’Elia
Artikulli tjetërZyrtare: Vjen kofirmimi bombastik Besart Berisha i thotë PO Kosovës