Njëri prej futbollsitëve më të merituar që Prishtina mbylli sezonin si nënkampion është kongolezi Mankenda Gotier. Nga 43 gola të shënuar, në 18 prej tyre pati dor Mankenda duke regjistruar 10 asistime dhe 8 gola. Padyshim nuk mund të harrohet edhe Basit Khalid që ka ka shënuar 12 gola. Gati 50% të golavë të Prishtinës sivjet i ka shënuar dyshja Khalid – Mankenda.

Fitorja 1-0 ndaj Trepcës 89 ishte e para për Prishtinën ndaj këtij kundërshtari pas 3 humbjeve rresht pa shënuar asnjë gol.

Trepca 89 është duke kërkuar një rekord të ri. Mitrovicasit duhet të shënojnë 2 gola për të thyer rekordin e Hysit në vitin 2011 me 73 gola të realizuar brenda një edicioni në Superligë.

Trajneri Zekirija Ramadani nuk arriti që të mbyllë sezonin e tij të parë te mitrovicasit pa humbje. Disfata ndaj Prishtinës erdhi pas një serie prej 12 fitoreve dhe 2 barazimeve.

Prejse në elitë aplikohet sistemi i Bergerit me 33 xhiro në një stinor, skuadra që ka siguruar egzistencën pa playout ka pasur minimum 40 pikë, sivjet do të jetë hera e parë që një ekip do të jetë matematikisht i siguruar nën këtë kuotë të pikëve, maksimumi që mund të shkoi është Liria, 37.

Drenica ka thyer rezistencën e Llapit prej 688 minutave pa pranuar gol në stadiumin Zahir Pajaziti. Kreshnik Uka shënoi në disfatën 4-1. Në edicionin pranëveror ky ishte goli i parë që Llapi e pranoi në shtëpi.

Artikulli paraprakZidane rrëfehet pas shpalljës kampion
Artikulli tjetërPas titullit kampion, Ronaldo jep këtë deklaratë të çuditshme