Gjatë historisë afro 100- vjeçare dy skuadrat më me rivalitetin më të madh në futbollin e Kosovës kanë qenë Prishtina dhe Trepça. Por, viteve të fundit ky rivalitet ka qenë i zbehtë për faktin që mitrovicasit kanë luftuar për egzistencë. Rrjedhimisht kjo ka bërë që kurrë më parë të mos e ketë pas kaq të lehtë për ta mposhtur Trepëën. Fitorja 2:1 të shtunën, ishte e teta rresht në ballafaqimet direkte, dhe kjo është seria me e mirë në histori e bardhë e kaltërve ndaj xehëtarëve.

Bilanc 100% pozitiv për trajnerin Arsim Thaci te Prishtina, tri ndeshje tri fitore. Kujtojmë që njejtë e kanë nisur këtë edicion edhe Kushtrim Munishi e Lutz Lindeman, por asnjëheri nuk arriti të realizonte fitore ne ndeshjen e katërtë. Trajneri i fundit që e ka bërë këtë të Prishtina ishte Ramiz Kransiqi në vitin 2015.

Pas 8 fitoreve të njëpasnjëshme Trepça ‘89 është ndalur. Brenda katër ditëve mitrovicasit barazuan dy herë me rezultatin e njejtë 0:0 kundër Drenicës dhe Ferizajit. Megjithatë, nëse mirret parasysh vetëm edicioni pranëveror, sërish 89-shi, del skuadra më e suksesshme me 20 pikë të fituara, një më tepër se Feronikeli që është në vendin e dytë në këtë aspekt. Kujtojmë që humbjen e fundit 89-shi, e ka pësuar kur president i SHBA-ve ishte ende Barak Obama, në nëntor nga Llapi.

Nga skuadrat e pjesës së dytë të tabelës që po luftojnë për egzistencë, më së miri i ka punët Drenica. Skuadra e Fadil Ramës është në seri prej 6 ndeshjeve pa humbje në të gjitha garat. Aktualisht kuq e zinjtë kanë 30 pikë, dhe i duhen edhe 12 nga 24 të mundshmet për të arritur 42 pikë, shifër që trandicionalisht ia ka siguruar egzistencën skuadrave në Superligë.

Artikulli paraprakBelotti i hatashëm: E arrin një rekord të vjetër të ukrainasit të famshëm
Artikulli tjetërVjen fundi për ‘BBC’, Reali probleme me sulmin