Trepça 89’ është duke kaluar momentet me të mira prej egzistimit si klub. Kurrë në histori nuk ka arritur të ketë 27 pikë pas 10 javësh në elitën e futbollit në Kosovë. Në të kaluarën, fillimi më i mirë i një sezoni ishte në vitin 2011 kur nga 10 javë mblodhën 21 pikë.

Një tjetër rekord i mitrovicasve është se për herë të parë në histori ka arritur të fitoi 5 ndeshjet e para të stinorit në “Riza Lushta”, duke thyer kështu rekordin e mëparshëm vënë në tri edicione të ndryshme, me 4 fitore dhe 1 barazim radhazi.

Krejt situatë tjetër te Hajvalia, që është duke kaluar momentet më të këqia prejse egziston. Vetëm 5 pikë nga 10 javë nuk i ka ndodhur asnjëherë. Çfarë bie në se është se ka shënuar vetëm 2 gola, një mesatare prej 0.2 golave për ndeshje.

Armend Dallku ka shënuar golin e parë për Prishtinën pas plot 13 viteve. Qendërmbrojtësi i lindur në Vushtrri, golin e fundit me kryeqytetasit e kishte shënuar më 1 Nëntor 2003 kundër Kek-ut. Për rastësi, arena ishte e njejtë, stadiumi “Agron Rama” në Obiliq.

Ismet Munishi debutoi si trajner i Dritës në barazimin 1-1 kundër Drenicës. Është interesant të theksohet që asnjëherë në karrierë si trajner nuk ka arritur të fitoi në debutim me ekipet e tij. Me Llamkos Kosovën kishte barazuar 1-1 me Trepcën kurse me Hajvalinë humbi 1-0 nga Drenica.

Artikulli paraprakNuk është gol nga Messi, por është ‘perlë’ nga Brahimi [VIDEO]
Artikulli tjetërF1, Hamilton triumfon në Çmimin e Madh të Amerikës