Sulmuesi i Prishtinës, Basit Khalid ka shpërthyer me trajnerin e ri Arsim Thaqi. Të shtunën ai shënoi golin e 5-të në 5 ndeshjet e fundit me bardhë e kaltërit. Ndërsa paraprakisht në 18 ndeshjet kishte shënuar vetëm 2 gola. Vetëm prej kohës kur Prishtina udhëhiqet nga Thaqi, Khalid me golat e tij ia ka fituar skudrës 9 pikë, në ndeshjet që ka shënuar ai asnjë futbollit tjetër i Prishtinës nuk ka shënuar.

Goli i Fillim Guraziut ndaj Ferizajit ishte i 350-të në Superligë këtë edicicon. Deri tash në 27 javë janë shënuar 351 gola, dhe presje aplikohet sistemi i Bergerit në elitën e futbollit në Kosovë nuk ka pasur asnjëherë më shumë gola pas kësaj periudhe. Mesatarja është 2.1 gola për ndeshje.

Për herë të parë pas 8 vitesh, një futbollist arrinë të shënoi më shumë se 20 gola në Superligë brenda një stinori. Sulmuesi i Trepcës 89 Oto John, deri tash ka realizuar 21 gola. I fundit që e kishte kaluar këtë shifër ishte Enis Zabërxha në edicionin 2008-2009 kishte shënuar 21 gola me Hysin.

Shumëkush bënte shaka me deklaratat e Tahir Batatinës, por Llapi në Zahir Pajaziti ka qenë skuadër e pamposhtur. Në vitin 2017 Llapi është skuadra e vetme në elitë që nuk ka pranuar asnjë gol në shtëpi. Në 9 ndeshje të zhvilluara në total në këtë stadium, Llapi ka shënuar 14 gola dhe ka pranuar vetëm 1.

Artikulli paraprakE pabesueshme, Mahnitëse: Ky njeri nuk ka kufi, ja arsyeja…
Artikulli tjetërMarcelo pranon fajin: Deklaratë interesante pas ndeshjës