Kurioziteti më i madhë i javës së 22-të në Vala Superligë ishte fitorja e parë e Dritës si mysafir të Prishtina pas më shumë se 14 vitesh. Gjilanasit fituan 1:0 ndaj Prishtinës ndonëse jo në kryeqytet, por megjithatë ishte fitore jashtëzakonisht e rëndësishme në luftë për mbijetesë. Kujtojmë që për herë të fundit Drita në kryeqytet kishte fituar në nëntor të vitit 2002, me rezultat 2-1, me dy golat e realizuar nga Selman Berisha.

Prishtina është në krizë të golave, njejtë sikur edicionin e kaluar. Një fakt interesant është se golashënuesi më i mirë i kësaj skuadre ka vetëm 3 gola, kur kanë kaluar 22 xhiro. Në 10 edicionet e fundit në elitën e futbollit kosovar, nga Prishtina vetëm dy herë ka dalë golashënuesi më të mirë, Florim Bërbatovci më 2013 dhe Labinot Osmani më 2015.

Trepça ‘89 vazhdon të thyej rekorde. Javën e kaluar shënoi fitoren e parë në histori në stadiumin Shahin Haxhiislami ndaj Besës, kurse këtë javë regjistroi fitoren më të thellë në histori në derbin lokal ndaj Trepçës duke fituar 6:1. Kurrë më parë nuk kishte mundur të shënonte më tepër se 3 gola. Njëherit kjo ishte fitorja më e thellë e 89-shit në Vala Superligë këtë edicion.

Edhe Feronikeli mposhti 6:1 Hajvalinë për të regjistruar fitoren më të lartë të sezonit. Kampioni aktual ka shpërthyer në pranëverë duke shënuar 16 gola në 5 ndeshje, një mesatare më e lartë se 3 gola për ndeshje. Kujtojmë që në edicionin vjeshtor në total kishte shënuar 22 gola.

Artikulli paraprakKampionët e ndjekin liderin! Lyon “kockë” e fortë, por kalohet me sukses
Artikulli tjetërThomas Tuchel trajner i ri i Arsenalit?