Trepcës 89 gjithmonë i ka munguar shumë pak për të arritur qëllimin sublim, titullin e kampionit. Mirëpo këtë herë është duke plotësuar cdo kriter për të arritur titullin e parë në histori. Këtë javë mitrovicasit arritën fitoren e parë në histori kundër Besës në stadiumin Shahin Haxhiislami ne Pejë. Në 20 vizitat e kaluara kishin 15 humbje dhe 5 barazime.

Kujtojmë Besa dhe Trepca 89 ishin dy skuadrat e vetme që nuk kishin pësuar asnjë gol në edicionin pranëveror. Është interesant të theksohet që Besa në shtëpi ka pësuar vetëm 2 humbje në këtë edicion, dhe të dyat e i ka me ekipe nga Mitrovica, Trepcën dhe Trepcën 89.

Goli i 250-të këtë edicion në Superligë është shënuar nga Mendurim Hoti i Feronikelit. Sulmuesi i kampionit në fuqi realizoi golin e parë në fitoren 3-1 të Niklit ndaj Lirisë. Në total deri tash janë shënuar 260 gola, një mesatare prej 2 golave për ndeshje.

Për herë të parë pas 7 muajsh, Prishtina ka pësuar gol në 2 ndeshje rresht në Superligë. Kjo nuk i ka ndodhur që nga gushti i vitit të kaluar. Megjithatë bardhë e kaltërit ende kanë mbrojtjen më të mirë në Superligë, me vetëm 9 gola të pranuar.

Artikulli paraprakPSG fitoi, por me shumë mundime përballë ekipit të fundit…
Artikulli tjetërAs Messi, as Neymar, ky është lojtari i pazëvendësueshëm te Barcelona…..