Afrim Toverlani ka pësuar humbjen e parë me Feronikelin në stadiumin Rexhep Rexhepi ndaj Besës. Edicionin e kaluar kishte 7 fitore në 7 ndeshje në shtëpi. Kujtojmë që vjet, Feronikeli e kishte mbyllur tërë stinorin pa humbje në shtëpi.

Në anën tjetër te Besa gjërat kanë ndryshuar për të mirë. Derisa edicionin e kaluar,  kishte 6 humbje në 6 ndeshjet e para si mysafir, sivjet realizoi fitore në ndeshjen e parë në vizitë ndaj Feronikelit.

Për herë të parë pas 4 vitesh, Drenica e hap stinorin me fitore. Kuq e zinjtë fituan 2-1 ndaj Lirisë. Është interesant të theksohet që edhe edicionin e kaluar këto dy skuadra u ballafaquan në javën hapëse dhe barazuan 1-1.

Florent Hasani nuk ka mundur të gjej moment më të mirë për të shënuar golin e parë në karrierë më Trepcën 89. Me 9 futbollist në skuadër, ai shënoi golin e fitores ndaj Gjilanit.

Trepca 89 mbetet kundërshtar i papaërshtatshëm për Gjilanin, që mbetet pa fitore në shtëpi ndaj 89shit që prej vitit 2009.

Shkëmbim Salihu bëhet futbollisti i parë në futbollin kosovar nga viti 1999 e këndej që i shënon katër gola në pjesën e parë. Herën e fundit në një ndeshje katër gola i kishte shënuar Xhevdet Sahabni te Drita, por jo në pjesën e parë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here