Nuk ka ndodhur kurrë në elitën e futbollit në Kosovë që një skuadër të mbyllë edicionin me më pak se 3 humbje. Aktualisht Trepça ‘89 ka pësuar vetëm 2 humbje. Nëse arrinë të mbyllë 5 ndeshjet e fundit pa disfatë, përveç që do ta siguronte titullin e kampionit do të vinte edhe këtë rekord të jashtëzakonshëm.

Tandem të tillë në sulm Trepça ‘89 nuk ka pasur qe nje kohe te gjate. Treshja Florent Hasani – Oto John – Fiton Hajdari kane shenuar 75.4% te golave te Trepçës ‘89 në këtë edicion. Thënë ndryshe 43 nga 57.

Prishtina fitoi 3 pikë të reja me anë të Basit Khalid. Ganezi shënoi dy gola kundër Besës në fitoren 2:1 në Pejë. Në 6 javët e fundit, asnjë futbollist tjetër në Superligë nuk ka shënuar më shumë gola se Khalid që ka 6.

Rekord ka arritur edhe Llapi, që po kalon stinorin më të mirë prej pavarësismit të futbollit në Kosovë. Akutalisht ka 56 pikë. Më së shumti që ka pasur ndonjëherë ka qenë 46 në edicionin 2000/01.

Artikulli paraprakTung tung titullit kampion në Ligue1: Nice me Balotellin e poshtëron PSG-në…
Artikulli tjetër127 vjet pritje: Rashica me Vitesse me plotë meritë marrin trofeun