Blerja më e bujshme e Manchester United në merkaton e verës, Romelu Lukaku, ka rezultuar një dështim për “djajtë e kuq”, të paktën në ndeshjet me ekipet e mëdha.

I besuari i Mourinhos nuk i ka përmbushur kërkesat e teknikut në asnjërën nga ndeshjet direkte për titull, përkundrazi, ka qenë ndër më të dobëtit në fushë. Humbja e fundit përballë Totenham ishte vazhdimësia e “magjisë” pasi Lukaku nuk ka mundur të shënojë, madje as t’i vijë në ndihmë ekipit me lojën e tij.

Të tjera ndeshje në të cilat Lukaku nuk ka mundur të jetë në lartësinë e duhur, janë këto:

Liverpool 0-0 Manchester United

Manchester United 1-0 Tottenham

Chelsea 1-0 Manchester United

Arsenal 1-3 Manchester United

Manchester United 1-2 Manchester City

Totenhem 2-0 Mançester Junajtid

6 ndeshje të luajtura përkthehen në 540 minuta për sulmuesin belg, por në asnjërën prej tyre ai nuk ka mundur të shënojë.

Artikulli paraprakNga Rusia te Zvicra apo SHBA. Lista e vendeve ku merkato nuk është mbyllur ende
Artikulli tjetërÇmenduritë e merkatos, Coutinho më i shtrenjtë se tre kampionate elitare