Llapi vazhdon të thyej rekorde duke u afruar te qëllimi historik, kualifikimi në Ligën e Evropës. Përveç që po kalon stinorin më të mirë në histori, skuadra e Tahir Batatinës ka arritur një tjetër sukses të pamohueshëm. Fitorja 2:1 ndaj Prishtinës ishte e para ndonjëherë ndaj kryeqytetasve si mysafir.

Për Prishtinën kjo ishte humbja e parë pas 6 fitoreve rresht, duke ndalur serinë më të mirë për bardhë e kaltërit në 4 vitet e fundit. Në vitin 2013, Prishtina kishte 9 fitore të njëpasnjëshme.

Feronikeli ia ka shkaktuar Besës disfatën më të thellë në këtë edicion, duke e mposhtur 4:1 në Drenas. Në asnjë ndeshje tjetër, pejanët nuk kishin pranuar asnjëherë më tepër se 3 gola. Në total kjo ishte humbja e 9-të sivjet për Besën.

Drenica është shumë afër të siguroj prezencën në Superligë për herë të 18-të rresht. Kuq e zinjëve ju duhen edhe 3 pikë për të siguruar egzsitencën teorikisht dhe matematikisht.

Artikulli paraprakNotat e lojtarëve: Edin Dzeko mreti i ‘San Siros’
Artikulli tjetërFormacioni i javës në Premier League: City përfaqësohet nga katër lojtarë, Granit Xhaka i vetmi nga Arsenali [FOTO]