Gjilani ka shënuar fitore të pritur me rezultat 2-1 ndaj djelomshave të ri të Besës në Anamoravë.
Skuadra e trajnerit Arbnor Morina, kaloi gjatë pjesës së parë golin epërsisë me autor sulmuesin e rrezikshëm Isa Eminhaziri, i cili realizoi me kokë.
Në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola të tjerë por kësaj rradhe nga një në secilën anë. Fillimisht Gëzim Rusi, dyfishoi rezultatin. Ndërkohë Altin Merlaku i Besës ngushtoi rezultatin.
Gilani në fund morri pikë të plota dhe i’u bashkua në tabelë, Trepçës 89, Llapit, Vëllaznimit Dritës e Feronikelit, që poashtu pas javës së parë kanë nga tre pikë në tabelë