Inter e ka nisur në mënyrë spektskolare edicionin e ri në Serie A. “Nerroazzurrët”, në “Meazz”, kanë mposhtur bindshëm Fiorentinën me rezultat 3:0.
Skuadra e Spalettit e kreu punën ndaj Fiorentinës, qysh në 15 mintutat e para kur Icardi fillimisht nga pika e bardh e pastaj nga loja dyfishoi rezultatin.
Loja e mirë e Inter, u shpagua edhe brenda pjesës së dytë, madje me një tjetër gol të arritur kësaj rradhe me autor kroati Ivan Perisic.
Inter pas javës së parë prinë në tabelë së bashku me rivalët Juventus e Milan që poashtu kanë shënuar fitore me rezultat identik 3:0.