Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka vlerësuar gjatë të martës veprat e rimodelimit të Santiago Bernabeu, ku buxheti i cili do të shpenzohet do të jetë 400 milionë euro. Duke folur për shtypin pas takimit me aksionarët e ACS, Florentino Perez ka shpjeguar se ai nuk do të marrë pjesë në punime sipas një marrëveshje të Bordit drejtues të Real Madridit.

Në deklaratën tij  Perez ka thënë: “Punimet janë shumë të komplikuara kemi bërë projektin e urbanizimit dhe parcelimit, tani kemi projektin e ekzekutimit që kërkon një kohë të gjatë”, tha Florentino Pérez.

Në muajin prill, Junta e Real Madridit miratoi projektin e rindërtimit për rimodelimin e Santiago Bernabeut. Projekti i ri pa ndonjë modifikim të sipërfaqes -supozon rregullimin administrativ të hapësirave të caktuara të destinuara për përdorim publik të rrugëve dhe sporteve private.

Të gjitha shpenzimet e punimeve të urbanizimit janë përgjegjësi e promotorit, që është klubi i Real Madridit. Sapo të përfundojnë punimet e urbanizimit, do të vendoset një zonë e gjelbër prej 12,003 metra katrorë në zonën e Paseos de la Castellana dhe pjesa tjetër e hapësirës publike do të përdoret për perimetrin e stadiumit, me një sipërfaqe prej 32,269 metra katrorë.

Në vitin 2017 Santiago Bernabeu festoi 71 vjetorin e tij të themelimit dhe në vitin 2022 do të vij me një pamje krejtësisht tjetër, i cili do të jetë 12 metra më lartë dhe brenda tempullit të ekipit të bardhë do të ndërtohet edhe një hotel super luksozë.

Artikulli paraprakInteri për rekord, ‘fiton’ finalen e Kupës së Italisë
Artikulli tjetërCoppa Italia: Formacionet e mundshme