Vushtrria nesër pret në shtëpi në kuadër të rrethit të katërt të Digitalb Kupës, Lirinë e Prizrenit, shkruan Korneri.net.

Stadiumi “Ferki Aliu”, pritet të jetë i stërmbushur nga adhuruesit e futbollit vushtrrias që përherë janë të pranishëm në numër të konsiderueshëm në çdo ndeshje kur skuadra luan në shtëpi.

Për ndeshjen ndaj Lirisë, drejtuesit e skuadrës kanë vendosur çmim simbolik të biletave 1 euro, për të gjitha tribunat e stadiumit andaj pritet atmosferë e flaktë në shkallët e stadiumit të krijuar nga “Forcat”.

Artikulli paraprakDitë të mira për “Xehtarët”: KF Trepça me sponzor të ri të fuqishëm
Artikulli tjetërHiguain ka mundur ta ndryshonte historinë e ndeshjes ndaj Tottenham