Kjo nuk do të duhej të ndodhte në asnjë mënyrë, por kjo është Kosova jonë.
Vetëm te ne ndodh që një punë të bëhet dy herë si rasti me stadiumin Olimpik, “Adem Jashari” në Mitrovicë, i cili pas investimeve milionëshe, për një kohë shumë të shkurtër u shkatërrua si të ishte e huaja, shkruan Korneri.net

Tashmë për herë të dytë duhet të punohet dhe niset praktikisht nga fillimi, dhe krejt për fajet e atyre që është dashur ta mbajnë dhe ruajnë si duhet, pra shkaku i keqmenaxhimit, ngase nuk ka pasur buxhet për persona të sigurisë, dhe për 4 vite ky stadium u shkatërrua i tëri.

Këto foto i siguruam nga gazetari mitrovicas, Famir Hajzeri, i cili i ka bërë gjatë ditës së sotme, duke treguar se çfarë po punohet në stadium. Investimet do të jenë të mëdha, këtu nuk ka fjalë, por sërish po e potencojmë se nëse lihet anash apo nuk do të ketë punonjës të sigurisë, do të jetë prap e kotë të investohet, që i bie se paratë do të hedheshin sërish në baltë, siç gjithmonë e kanë bërë politikanët tanë që 20 vjet në çdo sferë të jetës. /Korneri.net