Cleveland Caveliers pas një periudhe jo shumë të mirë i kthehet fitores.
Kampionët mposhtën Phoenix Suns me rezultat 118:103, me Kyrie Irving si basketbollistin më efikas me 26 pikë të shënuara. Ndihmë të madhe pati nga ata të përhershmit LeBron James që i shtoi 21 pikë e 15 kërcime, kurse Channing Frye me 18 dhe Iman Shumpert me 17 vetëm sa e bënë më bindës fitoren e skuadrës së tyre.
Te humbësit u dalluan Tyson Chandler me 22 pikë e 16 kërcime, Eric Bledsoe i shtoi poashtu 22 pikë, Devin Booker 21 dhe T.J Warren 18 pikë.

Njërsa ndër skuadrat më të mira në ligë San Antonio shënoi fitoren e 33. sezonale pas triumfit 118:104 ndaj Denver Nuggets. Nuk ishte ndeshje aspak e lehtë pasi mysafirët deri në fund rezistuan mjaftë shumë. Kawhi Leonard me 34 pikë dhe Dejounte Murray me 24 ishin liderët e Spurs, kurse te Nuggets që pësuan disfatën e 24 në këtë edicion u dalluan, Nikola Jokic me 35 pikë e kërcime dhe Will Barton me 18 pikë të shënuara.

Minnesota si skuadër mysafire mposhti LA Clippers 104:101, por bilanci i “ujqëve” nuk është shumë pozitiv që në fund të sigurojnë vend në Play-Off, 15/28. Karl-Anthony Towns me 37 pikë e 12 kërcime ishte violin e parë e mysafirëve dhe më meritori në këtë fitore, ndërsa pas tij qëndroj Andrew Wiggins me 27 pikë.
Nga ana tjetër te Clippers më efikasi ishte DeAndre Jordan me 29 pikë e 16 kërcime dhe Austin Rivers me 20 pikë të shënuara.

Washington fitoi në udhëtim ndeshjen e vështirë përballë New York 113:110, për të siguruar kështu triumfin e 23 në këtë edicion, kurse Knicks pësuan për herë të 25.
John Wall me 29 pikë dhe Otto Portej Jr me 23 pikë ishin kryesorët te Wizards, derisa te vendasit më i miri ishite i përhershmi Carmelo Anthony me 34 pikë e 10 kërcime dhe Derrick Rose me 20.

Dhe në në ndeshjen e fundit Miami Heat mposhti Dallas Mavericks 99:95, por kjo ishte vetëm fitorja e 13. në këtë edicion karshi 30. Humbjeve. Këtë gëzim skuadrës nga qyteti i bukur ia siguruan Goran Dragiq me 32 pikë Tyler Johnson me 23, ndërsa te Dallas që pësoi disfatën e 28. u veçuan Dirk Nowiztki me 19 pikë dhe Wesley Mattews me 18.

Artikulli paraprakFHK-së, shpalli më të dalluarit e vitit 2016
Artikulli tjetërInter pas numrit 10 të Real Madridit