<> at Golden 1 Center on October 27, 2016 in Sacramento, California.

San Antonio Spurs stinorin e ri në NBA e hapi me fitoret në udhëtim, së pari te Golden State që është përforcuar me Kevi Durant, e më pas mposhti 102:94 edhe Sacramento Kings që për herë të parë luajti në palestrën e re Golden 1Center Arena. Më meritori në këtë triumf të Spurs ishte Kaëhli Leonard i cili shënoi 30 pikë, kurse vendasve nuk i ndihmuan as 37 pikët e 16 kërcimet e De Marcus Counsins.

Dwayne Wade, kampioni i trefishtë dhe 12 herë pjesmarrësi në NBA All-Star, me stil është rikthyer në qytetin e tij të lindjes duke debutuar për Bulls, dhe në fund me një tyrepikësh ia solli fitoren skuadrës së tij 105:99 ndaj Boston Celtic. Basketbollisti i cili fiton nga 47 milionë dollarë, shënoi 22 pikë, por nuk ishte më efikasi te Chicago pasi aty ishte Jimmy Butler që shënoi 24 pikë, kurse i mirë ishte edhe Taj Gibson me 18 pikë e 10 kërcime. Nga ana tjetër më efikasi ishte Isaish Thomas me 25 pikë.

Ka debutuar edhe një basketbollist në mënyrë të shkëlqyer. Dwight Howard në ndeshjen e parë në shtëpi te Atlanta shënoi 11 pikë e 19 kërcime në fitoren e Hawks ndaj wizards 114:99. Paul Millsap ishte më efikasi me 28 pikë, derisa Tim HarWard Jr. shënoi 21 pikë. Markieff Morris udhëhoqi Wizards me 22 pikë.

Clippers fituan ndaj Portland në udhëtim 114:106, në paraqitjen shumë të mirë të Black Griffin që shënoi 27 pikë e 13 kërcime, kurse Chris Paul shënoi poashtu 27 pikë. Te Vendasit më i miri ishte Damiel Lillard me 29 pikë e 10 kërcime.

 

 

Artikulli paraprakZbulohet: Reali deshti ta angazhonte Guardiolan
Artikulli tjetërVerstappen: Me Mercedes, jam më i shpejtë se Hamilton