San Antonio vazhdon formën e shkëlqyer në këtë edicion në NBA, pasi regjistroi fitoren e 28 sezonale pas triumfit 110:82 ndaj Toronto Raptors. Në përballjen mes dy skuadrave më të mira të dy konferencave, ishin Spurs që pa asnjë problem fituan në krahë të Kaëhi Leonard i cili shënoi 25 pikë dhe LeMarcus Aldridge me 23 të tjera. Nga ana tjetër përkundër 26 pikëve të Demar DeRozan, Raptors nuk iu shmang disfatës së 11.
Denver evitoi humbjen e tretë rresht pasi mposhti 120:112 Sacramento Kings. Edhe njëherë tjetër italiani Danilo Gallinari ishte figura qëndrore te Nuggets duke shënuar 24 pikë, ndërsa në krahun tjetër, dyshja Cousins-Collison nuk shkoi më shumë se 56 pikë në total. Ky është një hap pas për Sacramenton që këtë sezon kërkon kualifikimin për në zonën play off, por lufta mbetet e fortë për vendin e tetë të perëndimit pasi me këtë fitore në lojë rikthehet edhe Denver.
Fitoi edhe Boston Celtic që falë 29 pikëve të Isaiah Thomas mposhti 115:104 Utah Jazz. Por, aty ishin edhe Jae Crowder dhe Al Horford që i shtuan nga 21 pikë secili. Te Jazz u dalluan Gordon Hayward me 23 pikë.
Paul George vendimtar për Indiana Pacers. Qëndra nga Indianapolis realizoi 32 pikë në sukesin 121:116 ndaj Detroit Pistons. Një fitore që e mban Indianan në zonën play off, ndërsa Detroit nuk arrin të bëjë diferencën pasi kjo humbje e largon edhe më shumë nga objektivi për kualifikim në fazën tjetër.
Rikthehet te fitorja Los Angeles Lakers pas tre humbjeve rresht. Kalifornianët fituan 116:102 Memphis Grizzlies falë “triple double” të Julius Randle që e mbylli ndeshjen me 19 ikë, 14 kërcime dhe 11 asistime. Në ndeshjet tjera Phoenix fitoi ndaj Miami 99:90, Dallas ndaj Washington 113:105 dhe Philadelphia ndaj Minnesota 93:91.