San Antonio Spurs di të fitojë edhe pa Kawhi Leonard, Tony Parker e Pau Gasol. Skuadra teksane fitoi edhe në një përballje të vështirë si ajo kundër Toronto Raptors ku triumfoi 108-106. Në qytetin kanadez u zhvillua një betejë e vertetë sportive mes dy forcave të dyta të konferencave, por Spurs arriti të regjistronte suksesin e pestë rresht edhe pse kjo nuk ishte një ndeshje e lehtë për ta. Në krahun tjetër,  Toronto e vuajti shumë mungesën e DeMar DeRozan për herë të parë gjatë këtij sezoni. Lider i padiskutueshëm ishte LaMarcus Aldridge që e mbylli mbrëmjen me 21 pikë. Një tjetër pikë kyçe e suksesit të San Antonios është edhe banka rezervë nga ku erdhën plot 53 pikë me Patty Mills që arriti të zëvendësonte më së miri francezin Parker. Kjo është disfata e katërt rresht për Toronton që tashmë është në pozita të vështira edhe pse vazhdon të ruajë pozitat në vendin e dytë të lindjes falë konkurrencës së vogël në konferencë. Në ndeshjet e tjera, Denver Nuggets rikthehet te fitorja pas humbjes në Minnesota.

Skuadra nga Colorado dominoi takimin përballë Utah Jazz me rezultatin 103-93 duke regjistruar një sukses të rëndësishëm në garën për një biletë në play off. Në “Pepsi Center” Denver e bëri diferencën gjatë pjesës së dytë me Jokic që regjistroi 23 pikë dhe Nelson shtoi 17 të tjera. Humbi sërish Los Angeles Clippers me rezultatin 121-100 në Philadelphia. Edhe pse pa Embiid, skuadra nga Pensilvania arriti të rikthente disavantazhin e 19 pikëve, ndërsa Blake Griffin për kalifornianët u rikthye pas lëndimit të gjatë por nuk arriti të regjistronte më shumë se 12 pikë.  Mbrëmje e hidhur edhe për Boston Celtic që u dorëzua 123-108 përballë Washington Wizards ku Beal dhe Wall realizuan në total 58 pikë. Chicago Bulls kalon testin në shtëpinë e Orlando Magic 100-92 me 21 pikë të Dwayne Wade dhe 20 të tjera nga Butler. Godet në shenjë edhe Minnesota që arrin të fitojë 112-111 në fushën e Phoenix Suns. Vendimtar në këtë sukses rezultoi Wiggins me 31 pikë.

Artikulli paraprakZbulohet skandali i Real Madridit me gjyqtarët. Ja skema si kanë vjedhur rezultatet…
Artikulli tjetërMilan fillon operacionin e quajtur “Luiz Gustavo”, gjithçka mund të përmbyllet nëse…