Tottenham e mposhti Man.United në pjesën e parë në derbin e javës me golin e hershëm të Criatian Eriksen dhe autogolit (komedi) të Phil Jones.
Spurs ishin shumë të fortë ndaj skuadrës së Jose Mourinhos, i cili e inkuadroi nga fillimi Alexis Sanchez i cili nuk u dëgjua fare.
Manchester City tashmë mund ta festoj titullin sepse shkoi në +15 ndaj rivalit lokal pas fitores 3:0 ndaj WBA, me golat e Fernandinho, De Bruyne dhe Agueros.
Citizens pa asnjë dyshim sivjet kanë qenë pa konkurrencë sivjet në Premier League.
Chelsea nga ana tjetër u deklasua në shtëpi nga Bournemouth 0:3, duke përjetuar kështu disfatën më të thellë sivjet para tifozëve të vet.
Wilson, Stanislas dhe Ake shënuan për mysafirët në këtë fitore historike.
Rezultatet tjera: Everton- Leicester 2:1, Newcastle-Burnley, Southampton-Brighton, Stoke-Watford 0:0. /Korneri.net