Tottenham e nisi me këmbë të mbarë edhe javën e 32-të, në Premier League pasi deklasoi në shtëpi Watfordin 4:0, dhe për momentin Spurs janë vetëm -4 pikë larg liderit Chelsea që ndeshjen e vet e luan më vonë.
Dele Alli shënoi golin e parë në këtë duel të dominuar nga vendasit, për ta dyfishuar atë Eric Dier.
Pak para pushimit Heung-Min Son realizoi golin e tretë dhe që atëherë u kuptua fituesi, ndërsa i njëjti futbollistë 10 minuta brenda pjesës së dytë shënoi për rezultatin final.