Ndeshja kryesore e mrëmjes së kaluar në NBA, ishte në mes kampionit aktual Cleveland Caveliers dhe San Antonio Spurs. Vendasit ishin të përkrahuar nga më shumë se 15.000 shikues, por në fund ishin mysafirët që realizuan fitore me rezultat 118:115, dhe atë paz vazhdimit të parë pasi ndeshja e rregullt përfundoi 107:107.

Ishte larg ndeshja më e mirë e stinorit, mirëpo Spurs edhe njëherë po e vërteton formën e jashtëzakonshme që ka, kurse bilanci 34/9, është treguesi më i mirë i asj që po shkruhet.
Kaëhi Leonard ishte i pandalshëm te Spurs pasi shënoi 41 pikë, 16 pikë e 12 kërcime i shtoi Lamarcus Aldridge, kurse Dejounte Murray dhe David Lee i shtuan nga 14 pikë secili.
Te Cleveland për të cilët ishte kjo humbja e 12, u shkquan LeBron James dhe Kyrie Irving me nga 29 pikë secili.

Houston fitoi në udhëtim te Memphis me rezultat 119:95, për triumfin e 34 sezonal.
Edhe në këtë duel i cili u takoi Rockets nga fillimi e deri në fund u dalluan Sam Dakker me 30 pikë dhe James Harden me 29 pikë e 10 asistime, kurse nga ana tjetër te Grizzlies u dalluan Marc Gasol me 32 pikë dhe Mike Conley me 15 pikë.

Dennver deklasoi LA Clippers me rezultat 123:98, në një mbrëmje ku shkëlqyen katër basketbollistë të mysafirëve. Nikola Jokic ishte më efikasi te Nuggets me 19 pikë, kurse Danilo Gallinari, Will Barton dhe Wilson Chandler i shtuan nga 18 pikë secili.
Te vendasit me lojë të mirë u veçuan Marreese Speights me 18 pikë dhe Deandre Jordan me 14.

NBA, rezultatet:
Boston – Portland 123:127
Detroit – Washington 113:112
Atlanta – Philadelphia 110:93
Charlotte – Brooklyn 112:105
Miami – Milwaukee 109:97
New York – Phoenix 105:107
Memphis – Houston 95:119
Cleveland – San Antonio 115:118
Chicago – Sacramento 102:99
Denver – LA Clippers 123:98
Utah – Indiana 109:100

Artikulli paraprakDonnarumma gati shënoi me kokë golin e barazimit
Artikulli tjetërZyrtare: Lituanezi Prakuraitis trajner i Sigal Prishtinës