Arsenali nuk arrin ta mbyllë vitin 2023 në krye të Premier League. Nënkampionët u mposhtën 2-1 me përmbysje në fushën e Fulhamit, duke regjistruar disfatën e dytë radhazi në kampionat. Feston Tottenham në krahun tjetër pas suksesit 3-1 ndaj Bournemouth.

Gunners kaluan shpejt në avantazh në “Craven Cottage”. Bukayo Saka zhbllokoi takimin në minutën e pestë, por vendasit përmbysën gjithçka falë golave të Raul Jimenez (29’) dhe Bobby De Cordova-Reid (60’).

Pavarësisht insistimit, Arsenali nuk ia doli të gjente golin e barazimit, duke e mbyllur vitin në mënyrën më të keqe të mundshme. Fitore e madhe për Fulhamin, teksa djemtë e Artetës mbetën në kuotën e 40 pikëve. Dy më pak se Liverpooli dhe Aston Villa.

Tottenhami tregoi forcën e vet përballë Bournemouth, një skuadër që ndodhej në formë shumë të mirë. Skuadra e Postecoglu fitoi 3-1 falë golave të Sarr, Son dhe Richarlison. Scott realizoi golin e nderit për ekipin mysafirē.

Spurs e mbyllin vitin në vendin e pestë me 39 pikë, tri larg kreut. Por, Liverpooli i Jurgen Klopp ka luajtur një ndeshje më pak.

Artikulli paraprakJuve si zakonisht, një gol, tri pikë
Artikulli tjetërFormacionet zyrtare: Milan-Cagliari