San Antonio ka siguruar finalen e Konferencës Perëndimore pasi në ndeshjen e gjashtë ka shënuar fitore në Houston me rezultat të thellë 114:75, dhe me seri 4:2 kaloi tutje.
Houston u mbajtë vetëm në periudhën e parë të cilën e humbën me shtatë pikë epërsi (24:31), dhe pas kësaj epërsia e mysafirëve sa vinte e shtohej. Është interesant të përmendet se San Antonio e shkeli kundërshtarin edhe pa lojtarin kryesor Kawhi Leonard, ndërsa nuk luajti as Tony Parker për të cilin ka përfunduar stinori, shkruan Korneri.net.

James Harden, basketbollisti më i mirë i Houston dhe kandidati për MVP, ka shënuar vetëm 10 pikë me gjuajtje 2:11. Më i miri te skuadra humbëse ishte Trevor Ariza me 20 pikë me 50% të gjuajtjeve të sakta (6:12).
Mysafirët u udhëhoqën nga LeMarcus Aldridge me 34 pikë dhe Jonathon Simmons me 18.

Për finalen e madhe Spurs duhet të bëjë llogaritë me nënkampionin aktual Golden State. /Korneri.net

Artikulli paraprakVendi ynë sa mendon për sport dhe përfaqësuese: 11 qershor zgjedhjet në ditën kur Kosova luan me Turqinë!!!
Artikulli tjetërPërforcimi bombastik i Realit kalon testet mjekësore