Në ‘Jose Alvalade’ të Lisbonës, Sportingu pret Juventusin që i duhet të menaxhojë avantazhin 1-0. Një rezultat i çuditshëm, duke qenë se Sportingu dominoi segmente të gjata të lojës në Torino, duke e detyruar Juven të luajë në kundërsulm.

Edhe pse italianët fituan 1-0 nëse nuk do të kishte qenë për një pritje të shkëlqyer nga Perin në shtesë, Sporting do të vinte në barazim në këtë përballje. Në fund gjithsesi, pavarësisht lojës impresinuese të Sportingut ajo ishte fitorja e katërt radhazi pa pësuar gol në Europë për Juventusin.

Skuadra e Massimiliano Allegrit, e penalizuar në kampionat, shikon te Europa League shansin e artë për të fituar një trofe por edhe një biletë në Champions dhe do të bëjë gjithçka për të kaluar në gjysmëfinale pasi te kjo garë e shikon shpëtimin e sezonit.

Sportingu që në ndeshjen e kaluar vuajti pamundësinë për të shfrytëzuar shanset, i duhet të shënojë me trajnerin Amorim që ka ruajtur disa lojtarë në fundjavë duke patur në mendje këtë ndeshje derisa nuk luajti as Marcus Edwards.

Artikulli paraprakInter barazoi, por kaloi në gjysmëfinale, Upamecanon e falenderon Man.City për 180 minuta lojë
Artikulli tjetërChampions League i këtij edicioni, i tëri i italianëve