Goja e madhe ia bëri.

Kur dikush luan pak, atëherë flet shumë dhe pa dyshim se kjo i ka kushtuar Lucas Moura te skuadra e pasur PSG, që e largoj menjëherë kur mori vesh që ai spiunonte diçka, përcjell Korneri.net.

E famshmja “Le Parisien” në artikullin e publikuar dy ditë më herët ka zbuluar se braziliani ka qenë burimi i informacioneve nga zhveshtoret për secilin lojtarë. Sipas këtyre burimeve Moura ka folur gjatë gjithë kohës me gazetarë, ka zbuluar të gjitha sekretet e klubit të tij, ndonjë mosmarrëveshje aqpo incidentet që kanë mundur të ndodhin në mes lojtarëve apo me kryesinë e klubit, dhe pa dyshim se thyer në mënyrë të hapur rregullin e parë të një grupi të unifikuar.
Lucas Moura dhe Ben Arfa, me këtë të fundit i cili vijon të qëndrojë te PSG, përbënin dyshen që thyente këtë rregull. Prandaj klubi i Parisit ka qenë më se i lumtur t’i hapte dyert e largimit brazilianit, jo për arsye financiare apo teknike, por thjesht disiplinore dhe etike. /Korneri.net

Artikulli paraprakDurant rikthen Warriors te fitorja, Utah nuk ndalet me Mitchell
Artikulli tjetërNapoli frikësohet, Abramovich po bëhet gati për…