Një mbrëmje e çuditshme në Olimpico.

Spezia për herë të dytë në hisrori të klubit takohet me Romën në Coppa, Italiam dhe në të dyja rastet e eliminoi klubin kryeqytetas nga kjo garë, shkruan Korneri.net

Në një mbrëmje me përplot gola, vazhdime dy herë nga 15 minuta, me kartona të kuq dhe me një supergol të shënuar krejt në fund që do të shërbejë mër “reklamë” futbolli, karakterizuan duelin Roma-Spezia që u mbyll 2-4, koha e rregullt 2-2.

Mysafirët kaluan herët në përsi me golin e sulmuesit Galabinov nga penalltia, kurse e dyfishoi atë Saponara me një gol të bukur.

Roma nuk u dorëzua dhe arriti në fund të pjesës së parë që me anë të Pellegrinit nga penalltia ta kthej në lojë Romën e cila në pjesën e dytë ishte skuadër bindshëm më e mirë.

Rezultatin e barazoi Mkhytarian, por loja shkoi në vazhdime.

Me të nis vazhdimi i parë fillimisht Mancini me kartonin e dytë të verdhë dhe portieri Lopez që ndali sulmuesin Piccoli si i fundit, u ndëshkuan me kartonë të kuq, që i mundësuan mysafirëve që lehtë t’i shënojnë dy gola tjerë me ish-romanistin Verde, dhe Saponara, që shënoi golin më të bukur për këtë vit në Evropë, në mënyrën mjeshtërore duke parabolluar portierin nga 18 metra.

Në çerekfinale Spezia takohet me Napolin. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here