Derbi Inter-Milan u luajt me ritëm të lartë, teksa një gol u shënua në pjesën e parë dhe 4 të tjerë në të dytën, me zikaltrit që fitojnë 3-2.

Goli i Icardit në pjesën e parë pasohet nga të tjerë në fraksionin e dytë.

Suso në minutën e 56-të shënon një supergol, duke barazuar gjitçka, 1-1.

Por Interi kalon përsëri në avantazh. Sërish hero bëhet Icardi për zikaltrit, duke shënuar në të 63’.

Milan nuk e mbyll me kaq, teksa arrin të barazojë në minutën e 81-të. Bonaventura është autori i golit të dytë për kuqezinjtë, 2-2.

Në fund të takimit një penallti i shkaktuar nga Rodriguez për Interin. Nga pika e bardhë gjuan Icardi, duke shënuar golin e tretë për zikaltrit dhe tripletën personale që i dha fitorën Interit.

Artikulli paraprakMourinho tremb United-in: Nuk do të jetë klubi i fundit që drejtoj
Artikulli tjetërInteri fiton derbin, por shihni statistikat e pabesueshme të Milanit