Lojë e fortë taktikisht, luftë e madhe për çdo top dhe centimetër të fushës, angazhim maksimal, dëshirë e madhe për fitore. Këtë e treguan dhe e dëshmuan 22 futbollistët në fushën e blertë në Giuseppe Meazza, në derbin e madh italian Inter-Juventus që u përcoll nga 190 shtete botërore.

Një pjesë e parë e dominuar të neroaxurët të cilët edhe e patën rastin ëm të mirë kur Mauro Icardi qëlloi shtyllën pasi arriti t’ia rrëmbejë topin mbrojtësin Gorgio Chiellini. Juventusi poashtu ka mundur të shënonte sikur Sami Khedira nga 6-7 metra ta qëllonte më fortë topin me kokë edhe pse ishte kretësisht i pa penguar nga askush.

Pjesa e dytë ishte spektakolare, e jashtëzakonshme, dramatike dhe me gola. Pas rasteve që pëtn vendasit, vjen dënimi nga mbrojtësi Stephan Lichsteiner i cili e kaloi kampionin në epërsi, por ende pa u gëzuar si duhet lojtarët dhe tifozët e Juventusit, Mauro Icardi e barazoi rezultatin duke e shënuar golin e shtatë në tetë ndeshjet e fundit kundër Juventusit dhe portierit Buffon.

Ofanziva e Interit nuk u ndal dhe me plotë meritë e shënoi edhe golin e fitores. I inkuadruar pak minuta më herët, kroati Ivan Perisic merr një top melimetrik nga Icardi, dhe pas shkëputjes së shkëlqyer me kokë shënoi golin e dytë dhe të fitores e cila ishte e para e neroaxurëve pas gjashtë viteve në Meazza.

 

 

Artikulli paraprakKoreografi spektakolare para ndeshjes e cila po transmetohet…
Artikulli tjetërLegia shkarkon Besnik Hasin