Nuk ka mundur të jetë një e premte më e bukur se kjo sot adhuruesit e futbollit ata të cilët kanë pasur kohë të jenë pranë televizoneve të tyre kanë mundur të kënaqen me lojën që dhuruan dy prej pesë gjashtë përfaqësueseve më të mira botërore, Brazil-Argjentinë, një klasikë e futbollit botëror dhe një kënaqësi që vetëm këto dy skuadra dinë të japin saherë që takohen, edhe atëherë kur është miqësore, shkruan Korneri.net.

Në mungesë të yllit kryesor Neymar, Brazili luajti shumë mirë sidomos në pjesën e parë pasi në momente ishin më të rrezikshëm dhe patën më shumë raste, sidomos e Coutinho i cili doli përballë portierit Romero.
Edhe nga ana tjetër këmbëshpejti Angel Di Maria qëlloi shtyllën nga një pozitë e vështirë, por shumë lehtë iu largua përcjellësve të tij, ndërsa atëherë kur pritej fundit i pjesës së parë, mbrojtësi Gabriel Mercado realizoi në portë të zbrazët pas hakrkimit të Di Marias dhe goditjës me kokë të Otamendi i cili qëlloi shtyllën dhe topin e devijuar nuk e pati të vështirë ta shtyjë në rrjetë anëtari i Sevillas.

Dhe, pak kush ndoshta askush nuk e ka pritur që në pjesën e dytë apo në vazhdim nuk do të ketë gola. Brazilianët që vinin pas nëntë fitore rresht nën drejtimin e trajnerit Tite, ishin më të mirë dhe krijuan disa raste të mira shënimi, por ishin edhe të pafat sepse në një moment Gabrial Jesus nga 5 metra qëlloi shtyllën në portë të zbrazët, pastaj topin e kthyer e mori Willian që poashtu qëlloi shtyllën, kështu që “kariokët”, në mugesë fati në fund edhe e humbën ndeshjen. Debutim perfekt për trajnerin Jorge Sampaoli.

Lojtari më i mirë te Argjentina ishte Lucas Biglia, kurse te Brazili Philippe Coutinho. / Korneri.net.

Artikulli paraprakNë Shkodër s’po shkojnë as lojtarë, as shikues
Artikulli tjetërZyrtare: Ish-mbrojtësi i famshëm francez emërohet ndihmës i Ancelotti-it